Lajm

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Angli, Semi Sylejmani, pjesë e eventit ekonomik ndërkombëtar në Londër

07 Tetor 2025
Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Angli, Semi Sylejmani, pjesë e eventit ekonomik ndërkombëtar në Londër

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Angli, z. Semi Sylejmani, mori pjesë në eventin ekonomik dhe takimet B2B të organizuara nga Oda Ekonomike Turke, që u mbajtën në Olympia Kensington, Londër.

Ky event mblodhi së bashku qindra përfaqësues biznesesh ndërkombëtare, duke krijuar hapësirë për shkëmbim përvojash, ide të reja dhe mundësi konkrete bashkëpunimi.

Një sukses i madh për rrjetëzim dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet bizneseve shqiptare në diasporë dhe partnerëve ndërkombëtarë!

Sponsor Reklamo biznesin tuaj Shfaqeni ofertën tuaj brenda leximit të lajmit. Më shumë